Dervishi:Ilindeni pa shqiptarët nuk do kishte ndodhur!

Shqiptarët, vllehët dhe bullgarët janë pjesmarrësit në Kryengritjen e Ilindenit, dhe jo maqedonasit. Kështu thotë për INA historiani Nebi Dervishi duke u bazuar në dokumenta të arkivave të huaja. Teksa sot  festohet përvjetori i kësaj kryengritjeje, Dervishi thotë se ata në fakt nuk përmenden në historinë e kësaj kryengritjeje.

“Shqiptarët u paraqitën si shtetformues në kryengritjen e Ilindenit. Është fakt i pamohueshëm, duke u bazuar edhe në dokumentat e proveniencave bullgare, austro-hungareze dhe të tjera se pjesëmarrja dhe kontributi i shqiptarëve në këtë kryengritje me karakter lokal ka qenë evident, jo vetëm në parapregaditjen, por edhe me pjesëmarrje, dhe kjo dokumentohet edhe në organet legjislative, në Kuvendin e madh i cili pas 2 gushtit u zgjodh me 60 vetë, me 20 shqiptarë, 20 vllehë dhe 20 bullgar. Kështu thonë dokumentat, askund nuk përmenden maqedonët”, shprehet Nebi Dervishi.

Përveç Kuvendit, sipas historianit, shqiptarët kanë qenë pjesë edhe të qeverisë së Krushevës.StrugaLajmStrugaLajm

“Edhe në qeverinë e përkohshme të Republikës së Krushevës zgjidhen gjashtë persona, në paritet dy shqiptar, dy vllehë dhe dy bullgar. Aty përmendet komandanti legjendar në betejën te Guri i Ariut (Meçkin Kamen), Pjetër Guri, i cili ka qenë komandant i këtij njësiti, ku edhe u vra”, vazhdon Dervishi.

Historianët shqiptarë nuk kanë të gjithë mendim të njëjtë për këtë çështje. Disa thonë se shqiptarët nuk kanë pasur ndonjë rol në këtë kryengritje, të tjerët e konsiderojnë faktorin shqiptar si vendimtar. Sipas Dervishit, pa shqiptarët as që do të kishim një kryengritje të tillë.StrugaLajm

“Shumë nga historianët që janë marrë me këtë çështje thonë se pa shqiptarët as nuk do të ndodhte kjo kryengritje”, thotë ai.

E ndërkohë që historianët, shqiptarë e maqedonas, nuk i kanë hequr dyshimet, një pjesë e politikanëve përkrahin idenë se Republika e Krushevës ishte shteti i të gjitha etniteteve, apo modeli i sotëm i qeverisjes së vendit.

In : Aktuale

Loading...
loading...