Dëshira për pasuri, e flaku dashurinë,e nxiti lakminë

Muhamet Borova

PARADOKSALE 5: Dëshira për pasuri, e flaku dashurinë,e nxiti lakminë. Me robërimin nga lakmia u shtyp dashuria.Kureshtja për jetën e të tjerëve njerëzit i bën fatkeq.Fatkeq bëhen nga moskënaqësia dhe pangopshmëria. Lakmia paraqet trajtën më të lartë në jetën e njeriut, pasi e nxit etjen për pasuri, i nxit motivet leverduese. Motivet leverduese janë tiparet e civilizimit.Sa më shumë përparon bota e civilizuar aq më tepër rritet lakmia. Kur njeriu e humbë shansën për arritjen e diçkahit, heshtazi i derdhë lotët, mbyllet në vetëvete, e ul zërin, por përsëri e rripëtrin jetën duke u bazuar në shpresën për të ardhmen më të mirë.Kur njeriu i realizon arrtjet e pritura atëher me zë të lartë flet për mosukseset e të tjerëve që ta humbin besimin në vete,që ta humbin forcën e ideve.Paradoksale është se në shoqërinë e arritjeve të mëdha ku mund të krijohet mundësia që të gjithë të jenë të barabart, midis të barabartëve, lakmia i çnderoi njerëzit, i bëri egoist dhe individualist, e tjetërsoj shpirtin e tyre human! Edhe miliarderët kanë dy duar: me njërën të marrin dhe me tjetrën të japin.Kur do të mësohen të japin,do ta kuptojnë se planeti u takon të gjithëve,kurse jeta i takon Zotit.Se humanizmi duhet të jetë edhe synim edhe veprim!StrugaLajmStrugaLajm


Loading...
loading...