Dëshmi e re për ferrin e ‘Strumës’, një shofer kamioni ishte dëshmitari i parë okular i tragjedisë

Një nga dëshmitarët e parë okularë të aksidentit të autobusit ‘Besa Trans’ ka treguar për televizionin bullgar Nova për natën tragjike në autostradën bullgare “Struma ” . 

Natën ndërmjet të hënës dhe të martës, shoferi Valentin Georgiev udhëtoi nga Sofja për në Blagoevgrad.

“Në fillim mendova se po digjej pylli. Flakët ishin të mëdha. Të mos të gënjej, por zjarri duhet të ketë qenë 2-3 metra i lartë’ është shprehur Georgiev  duke shtuar:

“Kamioni im ishte njëqind metra larg, unë isha i pari. Dhe pas 5-10 minutash erdhi makina e dytë, e tretë, e katërt. Kamionët ishin grumbulluar. Kur dola, dëgjova britma. “Të mbijetuarit po bërtisnin dhe qanin, fytyrat e tyre ishin të mbuluara me gjak’.

 Gjëja e parë që pa ishte një burrë, ndoshta Lulzim Sulejmani , duke u përpjekur të shpëtonte të dashurën e tij.

“Ai bërtiste: “Policë, polici”. Ai mbante vajzën në krahë. Unë mendoj se ai kishte një lëndim në këmbë sepse po çalonte. E çova vajzën në fund të autostradës. Ai ishte zbathur. Vajza kishte e ftohtë, i dhashë një xhaketë për t’u ngrohur më pas ujë’.

Georgiev gjithashtu u shpreh se pa dhe një baba që përpiqej të shpëtonte djalin e tij nga flakët.

“Ai bërtiste se djali i tij ishte brenda. Ai donte të kthehej në autobus, për të shpëtuar djalin e tij. Por unë e pengova”.

Policia dhe zjarrfikësit mbërritën në rreth 20 minuta pas tyre dhe ambulancat.

“Nga autobusi dëgjoheshin vetëm xhamat e djegur duke u thyer. Aksidenti mesa duket ka ndodhur 10-15 minuta para se të arrija atje. Dhe kur unë mbërrita  të gjithë ishin të vdekur. Vrapova në kamion për ujë, për cigare, për xhaketa dhe kur pashë se të gjithë shoferët e tjerë po qëndronin në makinë, u bërtita: le të zbresë dikush dhe të sjellë më shumë ujë”, tha Georgiev.

Loading...
loading...











Loading…


loading…