Detaje tronditëse/ Vajza që vrau veten denoncoi një vit më parë djalin e xhaxhait për përdhunim

Detaje të reja zbardhen nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Korçë, ku u gjet e vetëvrarë në banesë një 20-vjeçare. Burime policore thane se vajza një vit më parë e reja kishte denoncuar djalin e xhaxhait për përdhunim.

Të njëjtat burime shtojnë se djali i xhaxhait të saj ishte dënuar në atë kohë për veprën penale “ngacmim seksual”, ndërsa momentalisht është duke vuajtur dënimin “arrest shtëpie”.StrugaLajm

20-vjeçarja vari veten mesditën e sotme në banesën e saj, ndërsa nuk dihet nëse ky rast ka ndikuar në aktin ekstrem. Policia ende është duke punuar dhe marrë në pyetje të afërm dhe familjarë.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...