Dhëndri e vret vjerrin

Një konflikt familjar përfundoi tragjikisht mbrëmjen e shkuar në Prishtinë. 29-vjeçari, Edon Bujupi, dyshohet se ka goditur disa herë me thikë babanë e bashkëshortes së tij, 52-vjeçarin, Ali Kosova, raporton Gazeta Sinjali.

Kosova u dërgua me urgjencë dhe në gjendje të rëndë në Emergjencën e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra dhe si pasojë ka ndërruar jetë.

E, Bujupi me të kryer veprën e rëndë për të cilën dyshohet, është arratisur nga vendi i ngjarjes për në drejtim të panjohur. As 17 orë pas krimit, i dyshuari ende s’ka rënë në prangat e Policisë. Por si ndodhi e gjithë ngjarja? Sinjali sjellë detaje të reja

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë zbardhur detaje nga dëshmitë e dy fëmijëve të Kosovës, të cilët konfirmuan se babai i tyre u vra nga dhëndri, Edoni.

Sipas tyre, pas një konflikti verbal mes Aliut dhe Edonit, ky i fundit i është sulur me thikë. Pavarësisht tentativës që t’i shmanget, Aliu është goditur disa herë me thikë, duke marrë plagë të cilat do t’i kushtonin me jetë. Sinjali mëson se plagët që mori, i kishte në pjesën e gjoksit dhe pavarësisht intervenimit të stafit mjekësor në QKUK, ai s’ka arritur që t’i përballojë ato.

Ndërkohë Policia ka shpallur në kërkim të dyshuarin, Edon Bujupi, i cili dyshohet për veprën penale ‘Vrasje’.

Kujtojmë që Bujupi një javë para krimit, ishte raportuar i zhdukur nga bashkëshortja e tij.

In : Aktuale

Loading...
loading...