NABIZI NABIZI
NABIZI NABIZI
“Dhuna më 27 prill”Todorov: Selën e kemi maskuar si polic, ndërsa Shekerinskën si mjeke

“Dhuna më 27 prill”Todorov: Selën e kemi maskuar si polic, ndërsa Shekerinskën si mjeke

Në seancën e sotme në Gjykatën Penale në lëndën për të enjten e përgjakshme në Kuvendin e Maqedonisë më 27 prill 2017 dëshmoi ish-zëvendëskryeministri i ministri i Shëndetësisë, Nikolla Dimitrov. Ai tha se janë munduar që në mënyrë të qetë, me këndimin e himnit të Maqedonisë, ta pengojnë zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, transmeton Portalb.mk.

“Nuk ka pasur provokime nga asnjë anë”, tha në fillim të gjykimit Nikolla Todorov. Pas seancës ai, siç tha, ka shkuar drejt kabinetit të kryesuesit të atëhershëm të Kuvendit, Trajko Veljanovski.

“Dëgjova zhurmë dhe dolëm nga kabineti dhe pash se një grup i madh i njerëzve kishin hyrë në Kuvend. Disa prej tyre dëshironin të hynin në kabinet, por nuk arritën”, tha Todorov.

Ai theksoi se ka pasur grindje me tyre dhe grupit që dëshironte të hyrë, por nuk kanë arritur. Ai tha se më pas ka dalë nga korridori sepse ka qenë shumë ngushtë dhe është drejtuar poshtë drejt restorantit.

Pastaj Todorov tha se i është lajmëruar Radmilla Shekerinska.

“Më tha se një njeri prej tyre me siguri  ka vdekur dhe unë thash se duhet të thirret ndihma e shpejtë mjekësore. U lajmërova menjëherë te drejtoresha e Shtëpisë së Shëndetit dhe kam kërkuar ekipe”, tha Todorov.

Ai shtoi se tre herë është përpjekur të hyjë në press-sallën, por nuk ka arritur sepse ka qenë shumë ngushtë.

Nikolla Todorov theksoi se i është lajmëruar Mitko Çavkovit dhe ka kërkuar aksion për shpëtim të Ziadin Selës, pasi më parë e kanë gjetur në katin e tretë ku kanë hyrë me ekipet mjekësore. Njëra nga mjeket i tha se me siguri ka gjakderdhje të brendshme. Siç tha Todorov, Çavkov ka dërguar forca speciale të policisë që kanë ardhur shpejt për evakuimin e deputetit.StrugaLajmStrugaLajm

“Selën e kemi maskuar si polic, ndërsa Shekerinskën si mjeke”, tha Todorov në dëshminë e tij.

Todorov tha se këtë kanë arritur ta bëjnë falë policëve që u kanë ndihmuar.

“Njëri e dha shenjën, ndërsa tjetri jelekun” tha Todorov.StrugaLajm

“Dhe u thash që Shekerinskës t’i vendosin maskë, kapele, torbë dhe mantel të mjekut”, tha ai.

Ndryshe, në seancën e djeshme u dëgjuan Petre Shilegov dhe Muhamed Zekiri.

Shilegov, gjatë dëshmimit para gjykatës, tha se korridoret në Kuvend janë si në Pentagon dhe se dikush u ka treguar sulmuesve si të arrijnë deri në qendrën për media.

“Pashë si 5-6 policë me helmeta në kokë e lëshojnë hordhinë të hyjë dhe të më vrasë. Hordhi e egër prej 50 njerëzve hyri në qendrën për pres dhe filloi me gjithçka të gjuaj drejt nesh. Kur qëlloni dikë me gjësend me peshë prej 12 kilogramëve, ajo është armë e ftohtë”. tha Shilegov.

Deputeti Zekiri, në deklaratën para gjykatës, tha se në bankën e të akuzuarve mes të akuzuarve e ka parë personin i cili ka pasur armë në sallën për media.

“Personi i cili e mbante armën sot e pashë në bankën e të akuzuarve dhe është ndër të akuzuarit. Atë që të gjithë e dimë është Igor Jug. Unë në deklaratë e kam përshkruar si është dukur njeriu që e mbante armën dhe të cilit i ka rënë arma në sallën për konferenca dhe më pas është ulur për ta marrë”, deklaroi Zekiri pas përfundimit të marrjes në pyetje.

Në një seancë të kaluar dëshmuan Damjan Mançevski, Frosina Remenski, Pavle Bogoevski dhe Ilija Nikollovski.

Të pandehurit në rastin për ngjarjet e 27 prillit akuzohen për kërcënim terrorist të rendit kushtetues. Ata para gjykatës thanë se e kuptojnë akuzën, por nuk ndjehen fajtorë.

Në bankën e të akuzuarve në gjykatë janë Luben Arnaudov, Sasho Vasilevski, Kërsto Mukoski, Lupço Dimovski, Johan Tarçullovski, Mitko Çavkov, Mitko Peshovski, Dushko Llazarov, Goran Joshevski – Levi Oliver Popovski, Oliver Radullov, Sasho Markovski, Munir Pepiq, Abdulfeta Alimi, Elena Docevska – Bozhinovska, Ivan Cvetanovski Boris Damovski, Bogdan Ilievski – Betmen, Vllado Jovanovski, Igor Durllovski, Stefan Mladenovski, Mihail Mlladenovski, Zakaria Simovski, Mladen Dodevski, Jane Çento, Goranço Angellovski, Igor Jug, Ilia Sllaveski, Vlatko Trajkov, Viliam Mihajllovski, Nikolla Mitrevski – Koljo , Aleksandar Vasilevski – Ninxha dhe Mitre Pitropovski.

In : Aktuale

Loading...
loading...

©