
ISHP Spitali i Specializuar për Nefrologji – Strugë dhe ISHP Spitali i Përgjithshëm Ohër vënë në dispozicion burimet e tyre për të prekurit në Koçan.
Ju njoftojmë se ISHP Spitali i Specializuar për Nefrologji – Strugë, me të gjitha burimet e tij, vihet në dispozicion për të ofruar ndihmë mjekësore për personat e lënduar në aksidentin tragjik në Koçan, thonë nga ISHP Spitali i Specializuar për Nefrologji – Strugë.
Të dy spitalet shprehin ngushëllime për familjet e viktimave të aksidentit tragjik.
Si mjekë dhe personel mjekësor, jemi me ju në këto momente të vështira. Si Spital i Përgjithshëm, ofrojmë mbështetjen tonë të plotë – mjekësore, psikologjike dhe njerëzore. Ekipi ynë është i gatshëm të ndihmojë këdo që ka nevojë, thonë nga Spitali i Përgjithshëm Ohër.