Dializa e Strugës shënon “Ditën Botërore të Veshkëve – Kujdesu për shëndetin tënd!

Çdo vit, Dita Botërore e Veshkëve shërben si një thirrje për ndërgjegjësim mbi rëndësinë e kujdesit për këto organe jetike, të cilat luajnë rol kyç në filtrimin e gjakut, balancimin e lëngjeve dhe rregullimin e tensionit të gjakut.
Miliona njerëz në mbarë botën vuajnë nga sëmundjet e veshkëve, shpesh pa e kuptuar, deri në fazat e avancuara të sëmundjes. Pikërisht për këtë arsye, diagnostikimi i hershëm dhe masat parandaluese janë jetike për të shmangur komplikimet serioze.
Mjekët dhe ekspertët këshillojnë që kujdesi për veshkat të nisë me hapa të thjeshtë, si kontrolli i rregullt i tensionit të gjakut, mbajtja e një peshe të shëndetshme, kufizimi i konsumit të kripës dhe alkoolit, si dhe aktiviteti fizik i rregullt.
Në kuadër të Ditës Botërore të Veshkëve, në spitalin tonë u organizuan aktivitete sensibilizuese dhe kontrolle falas për qytetarët, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit mbi rëndësinë e shëndetit të veshkëve.











