Diaspora shqiptare: Bojkotoni edhe rrugët nëpër Serbi!

Lidhja e Diasporës Shqiptare për Maqedoni ka bërë thirrje që mërgata shqiptare të bojkotoj edhe autostradat dhe rrugët e Serbisë, gjatë kthimit për vendlindje.

Ja komunikata:
Në Evropë jetojnë me miliona mërgimtarë Shqiptarë, pjesa dërmuese e tyre tani më janë votues në vendet Evropiane ku jetojnë. Ne si Shqiptarë nuk jemi të kënaqur fare me trajtimin që i bëhet vendlindjes tonë nga ana e UE!

Ne si votues potencial në vendet Evropiane do të mendojmë mirë se a do të mbështesim edhe më tutje partinë e zonjës Federica Mogherini të cilës një herë nuk ju dëgjua zëri për Shqiptarët dhe vendlindjen e tyre! Mbi 600 milion Euro përfiton Serbia nga mërgimtarët Shqiptarë vetëm që kalojnë nëpër Serbi me veturat e tyre!
Ftojmë diasporën Shqiptare të bojkoton rrugën nëpër Serbi, sepse çdo vit vetëm që kalojmë nëpër rrugët e Serbisë, Serbia përfiton mbi 600 milion Euro në vit nga mërgimtarët Shqiptarë, kurse pritjet e gjata që na bëhen në kufirin Serb si në hyrje si në dalje janë skandaloze, një shkak më tepër që zonja Mogherini të shoh realitetin në sy e të mos na shet kopalla kur qeveria e Kosovës i rit takstë 100% për mallrat e Serbisë.
Ne si shqiptarë jemi të vendosur të detyrojmë Evropën të vë standarde civilizuese për të gjithë njësoj ose të mos na tregon përralla me tupan, mjaft më Evropë, jeni të padurueshëm.StrugaLajm

Shërbimi për informim i LDSHM-së SHBA/Evropë

In : Aktuale

Loading...
loading...