Diaspora shqiptare dhe gomari maqedonas!

Muhamer Pajaziti

Diaspora shqiptare për çdo vit i sjell miliarda dollarë buxhetit të Maqedonisë. Kjo i bie që e mban gjallë këtë ekonomi, i mbanë gjallë të gjitha bizneset pa dallim etnie.

Mbanë gjallë edhe familjet e varfëra dhe të diskriminuara shqiptare që s’kanë mundur ta gjejnë një vend pune përmes librezës partiake. Kjo diasporë është motori apo zemra e këtij shteti jo demokratik dhe të poshtër, i cili i sheh si rrezik ata.

Madje një gomarë, gazetar maqedonas doli se tha regjistrimi i diasporës është rrezik. Ka shumë të tillë, që ndajnë mendimin e njëjtë me të. Por me këtë logjik, Maqedonia nuk do të shkoj askund.

Derisa shqiptarët dhe diversiteti etnik, e fetar nuk shihet si pasuri dhe vlerë nga maqedonasit dhe gjithë të tjerët, ky vend nuk do të ketë të ardhme. Ky mentalitet, dihet se çfarë ka pjellë në të kaluarën, posaçërisht në vitet e 90-ta.

Shqiptarët janë këtu denbabaden, edhe nëse nuk regjistrohen, ata janë këtu, në vatrat e tyre shekullore. Ata i ke me shumicë në Shkup, Tetovë, Gostivar, Strugë, Kumanovë, e gjithandej. Edhe nëse nuk bëhet regjistrimi, shumë institucione ndërkombëtare relevante tashmë kanë të dhëna të sakta se shqiptarët janë rreth 40 për qind.

Shqiptarët janë këtu, por i duhet një mobilizim dhe organizimi politik më i shëndoshë, për ti realizuar të drejtat e tyre, personale, civilo-politike dhe socio-ekonomike.


Loading...
loading...