Diaspora urë lidhëse midis Suedisë dhe Maqedonisë
Ministri për i angazhuar për Marrëdhëniet me Diasporën Edmond Ademi, i cili qëndron në Suedi, sot kishte takim me kryetaren e Këshillit Bashkiak të Geteborgut, Lena Malm, njofton kabineti i tij.
Ademi e ka njoftuar Malm me aktivitetet e tij në dhjetë muajt e fundit, duke theksuar përkushtimin në lidhjen institucionale të diasporës me shtetin.
Theksoi se diaspora ka një pjesë të konsiderueshme në aktivitetet ekonomike në vend dhe për këtë arsye, Qeveria e Republikës së Maqedonisë po punon në Strategjinë Kombëtare për Bashkëpunimin me Diasporën, e cila përveç bashkëpunimit ekonomik, thekson nevojën për bashkëpunim politik, kulturor dhe arsimor.
Malm ka shprehur mirënjohjen për vizitën dhe theksoi faktin se qytetarët e Republikës së Maqedonisë që jetojnë dhe punojnë në Geteborg janë një pjesë e rëndësishme e shoqërisë suedeze, duke theksuar integrimin e tyre në të gjitha proceset në Suedi.
Në fund të takimit është konstatuar se diaspora është një urë që lidh dy vende miqësore dhe se ajo luan një rol të rëndësishëm në zhvillimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit në disa fusha me interes të ndërsjellë.