Aktuale

Dibra afrohet me Tiranën -më 14 Mars hapet tuneli i Murrizit

Tuneli i Murrizit, vepra më e rëndësishme e Rrugës së Arbrit, me një gjatësi prej 3.8 kilometrash, do të hapet për qarkullim në mesin e marsit.

“Gjithçka tashmë thuajse ka përfunduar. Në datën 14 mars, sipas të gjitha gjasave, tashmë është koha për ta deklaruar një datë, ne do të hapim tunelin e Murrizit për akses për të gjitha automjetet, si në drejtim të Tiranës, ashtu edhe në drejtim të Dibrës”, tha Belinda Balluku.

Kjo vepër infrastrukturore, sipas Belinda Ballukut, do t’i japë zhvillim turistik zonës.

“Bashkë me pranverën, të hapim edhe Rrugën e Arbrit, një nga rrugët kombëtare më të rëndësishme. Një nga rrugët që padyshim do të shënojë rritjen ekonomike të të gjithë kësaj zone dhe do të shënojë rritjen e sektorit turistik për zonën e veriut”, shtoi ministrja.

Aktualisht, ekipet në terren po punojnë për tunelin e emergjencës, që do të ketë 11 dalje, ndërsa në hyrje të tunelit të Murrizit është instaluar edhe një sistem monitorimi për rastet e aksidenteve apo për probleme të tjera. /vizionplus.tv

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button