Dibra fiton terren ndaj Strugës falë Rrugës së Arbërit
“Për hyrje në vend janë regjistruar 7.507, ndërsa për dalje 8.179 udhëtarë, nga të cilët 7.254 nga Maqedonia, ose 8.432 shtetas të huaj. Më konkretisht, 2.543 shtetas nga Maqedonia kanë hyrë në vend, ndërsa dalja ka qenë 4.711.
Sa i përket shtetasve të huaj, 4.964 kanë hyrë në vendin tonë, ndërsa dalja ka qenë 3.468 udhëtarë”, thote Goce Andrevski, zëdhënësi i MPB-së.
Fluksi i shtuar është kryesisht për shkak të temperaturave të larta dhe largimit të qytetarëve tanë drejt bregdetit shqiptar, ndërsa të shtunën për shkak të numrit të madh të tifozëve që morën pjesë në ndeshjen e futbollit midis Shqipërisë dhe Serbisë.
“Nga ana e MPB-së ndërmerren të gjitha masat dhe në funksion janë vënë të gjitha kapacitetet njerëzore dhe teknike për të përshpejtuar fluksin e udhëtarëve, natyrisht duke zbatuar kontrolle të detyrueshme kufitare”, shton Andrevski.