BLENDI PETROL
Aktuale

Dibra në rrethim për tu mbrojtur nga koronavirusi, ja masat që proklamoi qeveria

Krahas shpalljes së gjendjes së krizës në Dibër dhe Qendër Zhupë, do të mbyllen vendkalimi kufitar Xhepishtë – Trebishtë dhe vendkalimi kufitar Bllatë, si dhe Qendra e skijimit “Zare Llazarevski” në Mavrovë.

Këtë vendim e solli Qeveria në mbledhjen e sotme të 18-të në të cilën e shqyrtoi Procesverbalin nga Mbledhja e pestë e Komitetit menaxhues për koordinim dhe menaxhim në sistemin për Menaxhim me kriza, mbajtur më 13 mars 2020, lidhur me nevojën e ndërmarrjes së masave dhe aktiviteteve shtesë për preventivë nga përhapja e Koronavirusit Kovid-19.

Siç informoi shërbimi qeveritar për shtyp, në mbledhje është sjellë Vendimi për plotësim të Vendimit për masa për parandalim të futjes dhe përhapjes së Koronavirusit, përkatësisht banorët nga rajonet e komunave Dibër dhe Qendër Zhupë të cilët janë jashtë territorit të këtyre komunave, mund të kthehen në shtëpitë e tyre sot deri në orën 00:00 në mesnatë.

Qeveria e miratoi vendimin e Komitetit menaxhues për ndalesa dhe regjim të posaçëm të lëvizjes në një pjesë të territorit të RMV-së në rajonet e komunave Dibër dhe Qendër Zhupë, me të cilin rregullohet masa e ndalesës për lëvizje, përkatësisht hyrje dhe dalje nga rajonet e komunave Dibër dhe Qendër Zhupë, si dhe masa për vendosje të regjimit të posaçëm të lëvizjes së popullatës brenda këtyre rajoneve.

“Qeveria e miratoi procesverbalin nga Mbledhja e pestë e Komitetit menaxhues për koordinim dhe menaxhim në sistemin për Menaxhim me kriza, mbajtur më 13 mars 2020, përkatësisht e pranoi propozimin dhe solli Vendim për ekzistim të gjendjes së krizës në një pjesë të territorit të RMV-së, për shkak të parandalimit të futjes dhe përhapjes së Koronavirusit Kovid-19”, ceket në kumtesën e Qeverisë.

Periudha për ekzistim të gjendjes së krizës në një pjesë të territorit të RMV-së, për shkak të parandalimit të futjes dhe përhapjes së Koronavirusit Kovid-19, ndërkaq me qëllim të sigurimit të mbrojtjes së shëndetit të popullatës në rajonet e komunave Dibër dhe Qendër Zhupë, është më së shumti deri 30 ditë.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button