Aktuale
Digjet autobusi që vinte nga Bullgaria për në Maqedoni
Një autobus bullgar me 46 udhëtar që kanë udhëtuar për në Maqedoni, mbrëmë në tërësi është djegur në rrugën midis Qystendilit dhe vendkalimit kufitar Deve Bair,.
Udhëtar të lënduar nuk ka, pasi që të gjithë me kohë janë evakuuar dhe me autobus tjetër janë kthyer në Sofje.
Mediet bullgare kanë transmetuar se autobusi është djegur rreth orës 18.30, por arsyet nuk bëhen publike.
Sipas njohurive fillestare bëhet fjalë për një lidhje të shkurtër të instalimit elektrik të autobusit. Gjatë kohës së zjarrit, trafiku në rrugë është ndërprerë.