Digjet kallami në Strugë, inspektorët kërkojnë reagim nga komuna

Një pjesë e madhe e sipërfaqes me kallame në pjesën nga Struga deri në fshatin Kalishtë është shkatërruar pasi janë shkrumbuar disa hektarë, shkruan Alsat.

Inspektorati shtetëror i mjedisit njoftoi se kanë kryer inspektim të jashtëzakonshëm dhe kërkojnë përgjegjësi nga autoritetet lokale. Ata kanë paraqitur kërkesë në prokurori për nisjen e procedurës penale ndaj një autori të panjohur. Ndezja e djeshme është e treta në më pak se një javë.

“Komuna është përgjegjëse për menaxhimin dhe zbatimin e masave dhe aktiviteteve për mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë natyrore dhe kulturore botërore dhe parandalimin e aktiviteteve që ndikojnë negativisht në vlerat e jashtëzakonshme të trashëgimisë natyrore dhe kulturore në rajonin e Ohrit”, njoftojnë nga Inspektorati shtetëror i mjedisit.StrugaLajm

Aktivistët e shoqërisë civile kërkojnë efikasitet më të madh nga institucionet, të cilët thonë se nëse duan, mund t’i japin fund këtij gjenocidi ndaj natyrës.StrugaLajm

“Ka institucione që paguhen për t’i mbrojtur këto pjesë të liqenit nga veprimet e këtilla, por mendoj se nuk mjafton, por nuk e bëjnë fare punën e tyre sepse deri më tani të paktën nuk njoh njeri që është sanksionuar për veprime të tilla të këqija ndaj liqenit”, tha Nestor Jauleski- biolog.

Kallamishtja e liqenit është një vend ku shumohen disa lloje të peshqve, andaj si pasojë e zjarrit shkatërrohet një pjesë e mirë e popullsisë së tyre, po ashtu kallami konsiderohet si pastrues i ujit të liqenit. Pyetëm në komunën e Strugës se çfarë masash do të ndërmarrin për të parandaluar djegien dhe shkatërrimin e kallamishteve, por përgjigje nuk morën./Alsat.mk

In : Aktuale

Loading...
loading...