Aktuale

Dijana Toska:Struga në krye me Mendi Qyrën është një shëmbull që duhet ndjekur

Zëri i Pavarur i Strugës!

Z. Mendi Qyra!

Më gëzoi lajmi në media dhe guximi i një intelektuali për të sfiduar veten, kohën e partitë politike, për ta kandiduar veten, për kryetar të qytetit të Strugës.
Një personalitet që me punë e përkushtim ka arritur suksese të panumërta, profesionale e njerëzore, ka vendosur komoditetin e luksin personal ta lë anash, për tiu përkushtuar vendlindjes dhe shërbyer bashkëvendësit me gjithë kapacitetin e tij, moral e professional.
“Sepse Struga meriton më shumë – jo vetëm një kryetar formal që kandidon për pushtet, por njeriun e vet që i njeh rrënjët, i ndjen nevojat e dhimbjet, i ndjekë ëndrrat e qytetit të vet, që ka dëshirë ti shërbejë asaj me zemër e duar të pastërta, thotë”, Mendi Qyra.
Kjo kandidaturë e Mendiut është shpresa për ndryshim nga politika e konsumuar, larg interesave partiake, larg famës, njeri i punës, që jep e dhuron, ndihmon e punëson, një shembull për të zgjedhur lider potencial me aftësi për të bashkuar dhe jo përçarë, një model i lidershipit të ndershëm e vizionar, i cili nuk vjen për të sunduar, por për të ndërtuar një të ardhme për fëmijët që të mund ti realizojnë ëndërrat e tyre në vendin e tyre, para se të zgjedhin ikjen si shpëtim e të huajen si shpresë për jetesë.
Struga, ka nevojë për një qasje të re politike, për vëmendje e dashuri, për mendje që ndërtojnë e nuk premtojnë, për një vision inovativ e transparent, për një përkushtim për qytetarin ku do të dëgjohet e respektohet e drejta dhe zëri i tijë, për ndërtimin e një të ardhme të përbashkët, më të bukur, e më të ndritur të komunës.
Struga, është një simfoni e bukur kombëtare, që frymëzon e rrjedh bashkë me Drinin, natyrën, gjuhën e pastër shqipe, poezin botërore e mikëpritjen bujare, vend ku jeta merr aromën e shpresës, atëherë kur një shpirtbardhë me gjithë njerzillëkun mbi supe merr përgjegjësin e Zotit të Shtëpisë për kohë të caktuar.
Një personalitet i çmuar, në krye të një qyteti të çmuar, është Mendi Qyra për Strugën!
Zëri i Pavarur i Strugës!
Me dashuri e respect ndaj qytetarëve të Strugës dhe Zërin e pavarur të Strugës!

PS
Struga në krye me Mendiun është një shembull motivues që duhet ndjekur edhe komunat tjera nëse vërtet duan të bëjnë ndryshimin.

Dijana Toska,
22.6.2025

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button