DILOGJIA PËR VITIN E RI !

Muhamet Borova
Kur injorantët flasin për islamin, Kurani derdh “lot”. Kur të shkolluarit deklarohen si jobesimtar është për tu brengosur,por kur të pashkolluarit e marin rolin e predikuesve fetar është brengosje më e madhe. Më bën vërejtje për festën e viti të ri ,se festimi është haram. Më thanë ai që e feston “vitin e ri hap pas hapi i ndjek traditat e popujve të tjerë”.Mosfestimi i viti të ri është “magnum opus” (vepër e madhe) për një mysliman. Mund ta kuptoj se obligimi i një myslimani në radhë të parë është namazi dhe mund ta quaj si “magnum opus” ama asesi nuk e kuptoj pse festimi i vitit të ri është haram i madh. Nuk mund të pajtohem me faktin se një fe shum progresive dhe tolerante, si sintezë e dy religjioneve monotesite të para: hebreizmit dhe krishterizmit, dikush ta transformoj në religjion konzervativ. Sot viti i ri është shndëruar në një festë qytetare që festohet në tër ruzullin toksor nga të gjitha kulturat, kurse te myslimanët lidhet me kohën. Viti i ri është një simbolikë për ireverzibilitetin e kohës, se ajo rrjedhë dhe është e pakthyeshme. Nuk do të thotë se duhet të festohet me alkohol, mund të festohet edhe me çaj, edhe me uj, me miqët,me familjen, me farefisin si njerëz të civilizuar .Ndonjëherë goja flet,por mendja këtë nuk e dinë.Ato që kanë mendime konzervative le ti mbajnë për vete, kurse jetën dhe festimet le tua lenë të tjerëve.Interpretimi jo i drejtë i fesë, është fener për mashtruesit.


Loading...
loading...