DISA FJALË PËR BOTIMIN E TEKSTIT TË PARË NË SHQIP : “ HISTORIA E SHQIPTARËVE “

DISA FJALË PËR BOTIMIN E TEKSTIT TË  PARË  NË SHQIP : “ HISTORIA E SHQIPTARËVE  “

dhe nisma e austro-hungare në vitin 1898.

  Viena  zyrtare në kuadër të  aksionit që planifikonte të merrte në Shqipëri në fund të shekullit XIX, propozoi që të shkruhet një histori kombëtare  e shqiptarëve në gjuhën amtare shqipe, por kërkonte që të merreshin në konsideratë disa çështje  që të mos preknin në interesin e shteteve tjera.

     Propozimi i Vienës zyrtare u pëlqye nga konzulli austro-hungarez në Shkodër,Teodor Ippen.    IPPEN ishte njëri nga albanologët  e njohur të kohës.  Ky ishte njohës i  mirë i çështjeve shqiptare , prandaj i propozon Vienës që kur të nis botimi  dhe hartimi i tekstit të merren parasysh disa fakte  të rëndësishme  për historinë e popullit shqiptar.

  Konzulli  Ippen duke dashur të zgjojë ndërgjegjen kombëtare shqiptare propozon këto tre çështje kyçe që duhet të merren në konsideratë për botimin e tekstit  :

  • Në tekst të shkruhet për epokën historike  dhe heroike të Gjergj Kastriot – Skënderbeut, por të mos teprohet me luftimet heroike që ai bëri kundër sulltanëve osmanë.
  • Të përshkruhet në detaje sundimi i  Bushatllinjëve në pjesën veriore  të Shqipërisë,
  •  Të përmendet dhe të përshkruhet sundimi  i Ali Pashë Tepelenës në Shqipërinë  jugore .

Trajtimi i këtyre çështjeve historike do të zgjonte ndërgjegjen kombëtare të shqiptarëve dhe  të nxiste te ta dëshirën për liri e pavarësi.

        Për hartimin e tekstit  ,  Historia e shqiptarëve ,  Teodor Ippeni i propozon  Vienës  që të angazhohet Dr. Ludvig von Thailloczy, person ky që një kohë të gjatë merrej me historinë e popujve të Ballkanit, njëkohësisht ishte edhe drejtor në arkivin  e Ministrisë së Finansave dhe këshilltar në oborrin mbretëror. Gjithashtu Ippen u sugjeroi autoriteteve austro-hungareze  që për përkthimin e tekstit në gjuhën shqipe të angazhohet shkodrani Stefan Currani, i cili ishte i punësuar në Ministrinë e Finansave dhe një kohë kishte punuar si  mësues në një shkollë të Durrësit , që subvencionohej nga  Viena .

   Në korrik të vitit 1897 Von Thaillolczy , respektivisht personi i caktuar për hartimin e tekstit përgatiti propozimin për shpenzimet finansiare të nevojshme për botimin e  veprës. Njëherit para eprorit të tij paraqiti ekspoze ku ishin paraqitur parimet  në të cilat ky ishte mbështetur për të përgatitur këtë proekt. Në ekspozenë e tij vendin qëndror e zinte idea  mbi të cilën ishte mbështetur autori për hartimin e këtij botimi. Ai thotë se i kishte shfrytëzuar të gjithë  burimet ekzistuese deri tani .   Ky  ishte i bindur se deri tani nuk kishte asnjë vepër shkencore , e cila trajtonte historinë e shqiptarëve në formë unike, njëherit ishte i bindur se edhe punimi i tij kishte mangësi . 

   Qëllimi i  këtij botimi  ishte riprodhimi i fakteve që njiheshin  gjërësisht  nga studiuesit  dhe publiku evropian për shqiptarët me të vetmen dëshirë që ky libër tu nguliste në mendje shqiptarëve (gegëve dhe toskëve )

    1.  se ata formojnë një popull më vete,

           2. se ata kanë pasur një histori të lavdishme në të kaluarën dhe

           3. se mund të shpresojnë për një të ardhme më të mirë politike. 

Në botim autori  kishte  marrë në konsideratë edhe përbërjen fetare  të popullit shqiptar duke u kujdesur në evitimin e çështjeve që mund të shkaktonin pakënaqësi si te myslimanët ashtu edhe te katolikët e ortodoksët.

   Duke u nisur nga fakti se deri atëherë shqiptarët nuk kishin  alfabetin unik( ishte para Kongresit të Manastirit viti 1908), u vendos që libri të shtypej me alfabetin e veriut me disa ndryshime.

        Si kopertinë të librit autori propozoi vendosjen e

        portretit të Skënderbeut  ,

        por në bazë të kulturës heraldike që zotëronte

        kishte ndërtuar edhe një

       stemë duke marrë në konsideratë simbolet e 

        familjeve më të njohura të 

       mesjetës shqiptare.

      Botimi i veprës , Historia e shqiptarëve, mendohej  të shtypej në shtypshkronjën e oborrit perandorak, por për arsye  politike në kopertinë duhej të vendosej sikur të ishte shtypur në Bukuresht , Stamboll apo Selanik.  Vepra u botua në shtypshkronjën e oborrit perandorak austro-hungarez në Vjenë në vitin 1898, por  në të u shënua  vendi i  shtypjes   Aleksandri –Egjypt  me një tirazh prej 6oo ekzemplarësh. Në këtë botim  u hoqën  të gjithë pjesët që mendohej se mund  të mos pëlqeheshin nga  administrata osmane.

   Për të shpërndarë botimin e Historisë së shqiptarëve u vendos që të shpërndahet  nga zyra  postare  e Korfuzit e konzullatës austro-hungareze nëpër vilajetet shqiptare me qëllim që  autoritetet lokale osmane të mos kishin mundësi  që ta pengonin  arritjen e saj deri te  aderuesit. E tërë kjo bëhej me qëllim që  autoritetet osmane mos e detyronin tërheqjen e veprës ashtu siç vepruan me revistën ,  “Nazionale Albanese”, që dërgohej nga Italia.

     Ndërkohë vazhdonte  përshtatja e librit edhe në të folmet toske. Gjithashtu u rekomandua  që revista” Albania “ e Faik Konicës që botohej në  Bruksel të publikonte pjesë të botimit në dialektin tosk me qëllim që  edhe lexuesi toskë të njihej me pikëpamjet thelbësore të veprës.  Kështu edhe u veprua disa copëza rë këtij  libri u botuan edhe në revistën e Faik Konicës , Albania  ku që në hyrje theksohej hapur autoktonia e popullit shqiptar, me fjalët “  Shqyptarë, vllaznit e dashtun! Na jena fis ma i vjetër i Evropës “.

     Me botimin e Historisë së shqiptarëve, Viena mendonte  të fitonte simpatinë e rinisë shqiptare, duke shtuar dhe përmirësuar shkollat me karakter fetar dhe kombëtar nëpër krahinat e Shqipërisë. Kështu do të siguronte  adhurimin e popullit shqiptar  dhe njëherit do të ngrinte një barierë  kundër orvatjeve të fuqive të tjera , të cilat mundoheshin të fitojnë influencë  në Shqipëri. Autori i Librit ishte i mendimit  se edhe  te shqiptarët  ndihej një dëshirë instiktive për dije.Von Thailloczy si autor i Historisë së shqiptarëve njëherit kerkonte që në disa zona shqiptare të përhapeshin tekste të përkthzera në gjuhën shqipe me qëllim që të pengohej propaganda sërbe ku në shumë poema heroi kombëtar i shqiptarëve, Skënderbeu konsiderohej si luftëtar sllav. Ishte i bindur se nëpër poemat sërbe bëhej falsifikim i letërsisë prandaj kërkonte me çdo kusht të shtypen libra dhe revista me karakter letrar, historik dhe gjeografik në gjuhën shqipe, sepse kjo ishte e domosdoshme për të përballuar presionin e propagandës sllave. 

Ishte koha kur në disa qytete të Shqipërisë ekzistonte një numër intelektualësh, plot me ambicie për të luajtur një rol politik për të vënë në veprim aftësitë e tyre. Për këtë duheshte edhe Viena zyrtare të ishte e bindur, sepse në atë kohë në shumë qytete jashtë Shqipërisë(Bukuresht, Sofje, Stamboll) veç ishin themeluar shoqatat shqiptare dhe në disa prej tyre me sukses botoheshin edhe gazeta në gjuhën shqipe. Edhe dëshira për të mësuar në gjuhën amtare te shqiptarët ishte zgjuar, sepse tani më në Korçë dhe në disa qytete tjera, nxënësit kishin filluar të mësojnë në gjuhën amtare.

Lexues të nderuar, materiali i lartëpërmendur është shfrytëzuar nga botimi i studiuesit shqiptar Hasan Bello. Është përshtatur nga prof. Resul Bekteshi. 


Loading...
loading...