Ditë të mira po vijnë, edhe në Spanjë lejohet rikthimi i ekipeve në stërvitje

Dalëngadalë, koronavirusi po humb fuqinë. Armiku që i bëri shumë dëme botës tash e disa muaj, po dobësohet.

Pas Italisë, tani edhe Spanja ka vendosur që t’i lejojë ekipet t’i nisin stërvitje, por fillimisht individuale, duke respektuar distancën sociale, para se të stërviten në grupe në javën e tretë të majit.

Lajmi është konfirmuar nga ministri i shëndetësisë, Salvador Illa, i cili konfirmoi se futbollistët nga java e ardhshme do të lejohen të shkojnë nëpër qendrat stërvitore të ekipeve.StrugaLajmStrugaLajm

Numri i të prekurve, por edhe i personave që po humbin jetën nga koronavirusi në Spanjë ka ardhur në rënie gjatë ditëve të fundit, me situatën që pak nga pak po shkon drejt normalizimit.StrugaLajm

Për këtë arsye të gjithë futbollistët nga java e ardhshme, gjithmonë duke respektuar ende rregullat për distancë së paku 2 metra, do t’i rinisin stërvitjet.

In : Aktuale, Sport

Loading...
loading...