Aktuale
Djali dhe burri i dashnores e rrahin plakun nga Gostivari, ia marrin eurot dhe e …

Shtatëdhjetë e dy vjeçari M.A. nga fshati Raven i Gostivarit, dje ka denoncuar se rreth orës 20 e 30 minuta, duke qëndruar me një shoqe të tij në shtëpi, kanë hyrë brenda djali dhe bashkëshorti i saj, me të cilin nuk janë të kurorëzuar dhe të njëjtit e kanë sulmuar fizikisht, i kanë marrur mjete devizore dhe stoli prej ari dhe e kanë mbyllur në shtëpi duke u larguar në drejtim të panjohur.
Merren masat për zbardhjen e rastit.