
Babë e bir kanë rënë në prangat e policisë së Devollit për dhunë në familje. Blutë kanë arrestuar shtetasit Gjerak Alevica 52 vjeç dhe Ledion Alevica 34 vjeç, të dy banues në fshatin Kuç, Devoll.
Arrestimi i tyre u bë pasi, më datë 18 prill 2017, në banesë shtetasi Gjerak Alevica për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike, ndaj nuses së djalit të tij shtetases V.A., 33 vjeçe (bashkëshortja e 34-vjeçarit).
Gjithashtu edhe shtetasi Ledion Alevica, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj babait të tij Gjerak Alevicës. Materialet i kaluan Prokurorisë Korçë për veprën penale “Dhuna në familje”.