Do lejohet pirja e duhanit në restorante dhe kafiteri

Së shpejti pritet të lejohet pirja e duhanit nëpër restorante dhe kafiteri, pasi një grup deputetësh nga shumica e re parlamentare kanë propozuar me procedurë të përshpejtuar ndryshim të Ligjit për pirjen e duhanit.

Iniciativa arsyetohet me situatën e përkeqësuar ekonomike të pronarëve të lokaleve hotilerike, të cilët për shkak të masave rigoroze dhe dënimeve të larta, vitet e fundit kanë shënuar rënie të punës dhe janë detyruar të largojnë të punësuar nga puna, shkruan Faktor. Njëri nga ndryshimet kyçe që propozohet me ndryshimet e reja është që t’u jepet mundësi pronarëve të caktojnë hapësirë të veçantë për duhanpirësit, transmeton Gazeta Lajm.StrugaLajmStrugaLajm

“Në objektet e parapara për mysafirët, mund të caktohen dhoma për vendosje të duhanpirësve, por më së tepërmi 30 për qind nga kapaciteti i përgjithshëm i objektit”, thuhet në propozimin për ndryshimin e nenit 3.StrugaLajm

Faktor shkruan se gjithashtu ndryshime do të bëhen edhe në dispozitat që e rregullojnë pirjen e duhanit jashtë objekteve.

In : Aktuale

Loading...
loading...