Do ndryshojnë ditët festave në Maqedoni?

Qeveria shprehet e hapur dhe e gatshme për të filluar debat për ndryshimet e mundshme në kalendarin e festave. Nga atje thonë se janë në koordinim të përhershëm me qytetarët, organizatat e qytetarëve, komunitetin e biznesit dhe palëve të tjera të prekura, për të gjitha çështjet e hapura në vend.

“Nëse në opinion ka një mendim se nevojiten ndryshime në kalendarin e ditëve të jo-punës dhe të festave në vend, në këtë rast Qeveria është e përgatitur që përmes një debati të gjerë publik, të precizohen ndryshimet eventuale”, thanë nga qeveria.

Sipas Ligjit për festat gjithsej në vitin 2017 shënohen 27 festa. Gjatë këtij viti për gjithë qytetarët e Maqedonisë gjithsej janë 11 ditë jopune kurse ka më shumë fundjava të zgjatura se në vitin 2016.

Ditë jo-pune dhe festat për të gjithë qytetarët e Maqedonisë

1 janar (e diel) – Viti i Ri

7 janar (e shtunë) – Dita e parë e Krishtlindjeve

1 maj, (e hënë) – Dita e Punës

17 prill, (e hënë) – Pashkët, dita e dytë e Pashkëve sipas kalendarit ortodoks

24 Maj (e mërkurë) – Dita e Shën Kirilit dhe Metodit

27 maj (e shtunë) – Ramazan Bajrami

2 gusht (e mërkurë) – Dita e Republikës

8 shtator (e premte) – Dita e Pavarësisë së Maqedonisë

11 tetor (e mërkurë) – Dita e kryengritjes popullore

23 tetor (e hënë) – Dita e Luftës Revolucionare maqedonase

8 dhjetor (e premte) – Dita e Shën Kliment Ohridskit

Përveç festave shtetërore, kalendari numëron gjithsej 9 festa fetare të tre besimeve dominuese në vend.

Ditë jo-pune dhe festat për bashkësitë fetare

Ditë jo pune për qytetarët e fesë ortodokse

6 janar (e premte) – Festa e Buzmit, para Krishtlindjeve

19 janar (e enjte) – Festa e Ujit të bekuar

14 prill (e premte) – E premte e madhe, para Pashkëve

1 qershor (e enjte) – Dita e Reshajëve

28 gusht (e hënë) – Dita e Shën Marisë

Për qytetarët e fesë katolikeStrugaLajm

17 prilli (e hënë) – Pashkët, dita e dytë e Pashkëve

1 nëntor (e mërkurë) – Festë e të gjithë shenjtorëve

25 dhjetor (e hënë) – Dita e parë e Krishtlindjeve

Për qytetarët e besimit mysliman

2 shtator (e shtunë) – Dita e parë e Kurban Bajramit

I lartë është edhe numri i festave të bashkësive etnike. Secila bashkësi shënon të paktën nga një festë, si ditë jo-pune.

Ditë jo-pune dhe festat për bashkësitë etnike

Për qytetarët që i përkasin komunitetit shqiptar në Republikën e Maqedonisë

22 nëntor (e mërkurë) – Dita e alfabetit shqiptar

Për qytetarët që i përkasin komunitetit serb në Republikën e Maqedonisë

27 janar (e premte) – Shën Sava

Për qytetarët që i përkasin komunitetit rom në Republikën e Maqedonisë

8 prill (e shtunë) – Dita Ndërkombëtare e Romëve

Për qytetarët që i përkasin bashkësisë vllehe në Republikën e Maqedonisë

23 maj (e martë) – Dita Kombëtare e Vllahëve

Për qytetarët që i përkasin bashkësisë hebraike në Republikën e Maqedonisë

30 shtator (e shtunë) – Dita e parë e Jom Kippurit

Për qytetarët që i përkasin komunitetit boshnjak në Republikën e Maqedonisë

28 shtator (e enjte) – Dita Ndërkombëtare e Boshnjakëve

Për qytetarët që i përkasin komunitetit turk në Republikën e Maqedonisë

21 dhjetor (e enjte) – Dita e gjuhës turke

Maqedonia është ndër vendet e rralla në rajon dhe më gjerë që brenda një viti ka një numër kaq të madh të ditëve jo-pune dhe të festave

In : Aktuale

Loading...
loading...