Do të hiqet ora policore

Situata epidemiologjike me Covid-19 është stabile dhe për këtë shkak, kemi lehtësim të masave, ka deklaruar ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Ka paralajmëruar, se do të hiqet ora policore dhe se pritet edhe mbajtja e koncerteve.

“Tani për tani të jemi të qеtë. Për shkak të kësaj janë lehtësuar masat. Por, duhet të jemi të kujdesshëm, sepse ky virus është i paparashikueshëm. E ndjekim me vëmendje situatën. Është e rëndësishme, se edhe përskaj asaj që ka valë të ndryshme në disa vende, nuk ka raste të vdekjes. Vaksina mbron nga forma e rëndë e sëmundjes dhe vdekja. Nëse vazhdojmë me këtë ritëm, ora policore do të hiqet, kurse pritet të kemi koncerte këtë verë, ceremoni familjare. Nuk ka rrezik për organizim të diçkaje të tillë”, tha Filipçe në intervistë për Kanal 5./TV21

StrugaLajm

StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...