Do të rritet çmimi i energjisë elektrike në Maqedoni, fatura prej 3000 do të bëhet 3200 denarë

Kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë në Maqedoninë e Veriut, Marko Bislimovski theksoi se muajin e ardhshëm do të rritet çmimi i energjisë elektrike për 7.4 %.

“Ne e kuptojmë se me këtë vendim për rritjen e çmimit të energjisë, do të ndikojmë tek të gjithë konsumatorët. Për shembull fatura me çmimin prej 1500 denarë do të ketë shtesë plus 100 denarë”, theksoi Bislimovski, përcjell INA.

Ai tha se kriza shëndetësore ka ndikuar negativisht tek përfitimet e kompanive elektroenergjetike dhe tek elektranat në pjesën e shitjes së energjisë elektrike jashtë kufijve.

Sipas tij, 17 milionë euro kanë shënuar rënie të ardhurat e EVN. Po ashtu edhe MEPSO ka pasur humbje prej 11 milionë euro, por humbje ka pasur edhe në sfera tjera. Ai tha se këto janë argumentet se përse është shtrenjtuar energjia elektrike.StrugaLajm

KRRE ka vendosur që gjatë periudhës së ardhshme të mos ketë heqje të tarifës së lirë për qytetarët. Ajo mbetet në periudhën e njejtë ashtu siç është. (INA)

In : Aktuale

Loading...
loading...