Do të subvencionohen kontributet për të punësuarit në mediume, ja detajet

Në seancën e sotme, Qeveria solli Dekret me fuqi ligjore për subvencionimin e kontributeve nga sigurimi i obligueshëm social për të punësuarit në mediumet, me të cilin rregullohen kushtet, mënyra dhe procedura e subvencionimit të pagesës së kontributeve nga sigurimi i obligueshëm social për të punësuarit në mediume të cilët kanë punuar dhe kanë informuar për tejkalimin e situatës me Kovid-19 gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, për muajin qershor, korrik dhe gusht të vitit 2020.StrugaLajm

Dekreti, siç kumtoi pres-shërbimi qeveritar, përcakton se cilat kushte dhe kritere duhet të plotësohen për marrjen e të drejtës për shfrytëzimin e subvencionimit të kontributeve nga sigurimi i obligueshëm social për të punësuarit në mediume.StrugaLajm

Është sjell edhe Dekret me fuqi ligjore për mënyrën e shfrytëzimit të radio frekuencave gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, me të cilin radiodifuzerëve, të cilët sigurojnë emetime në radio në bazë të miratimeve të dhëna për shfrytëzimin e  radio frekuencave në stacionet nga 87,5-108,8 MHz, nuk do t’u paguhet kompensimi vjetor për vitin 2020.

In : Aktuale

Loading...
loading...