Do ulen shpenzimet e harxhimeve në procedurat pranë noterëve dhe përmbaruesve

Me propozim të Ministrisë së Drejtësisë, Qeveria pranoi Propozim-ligjet për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për përmbarim dhe ligjin e noteri. Qëllimi kryesor i këtyre ndryshimeve është ulja e shpenzimeve të qytetarëve më të varfër të cilët nuk mund të paguajnë faturat për shpenzime komunale dhe që marrin hua të vogla konsumatore.

Në procedurat pranë noterëve, këto qytetarët do të lirohen nga taksat gjyqësore dhe nga kompensimi për klauzolë në zbatueshmëri. Ndërsa në procedurën pranë përmbaruesve, sipas ndryshimeve në ligj, madje në 16 sende për të cilat qytetarët kanë paguar një shumë parash deri tani, me tarifën e re do të jenë plotësisht falas, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Me propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për përmbarim, gjithashtu zbatohen prioritetet strategjike të shtetit të përcaktuar në strategjinë për reforma në sektorin e drejtësisë, veçanërisht ajo drejt uljes së shpenzimeve për qytetarët në të gjitha procedurat, duke përfshirë edhe kundërvajtjen, informojnë nga Qeveria e Maqedonisë.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...