DOCTOR HONORIS CAUSA nga Universiteti (privat) i Tetovës për Ali Ahmetin!

Medai Shaholli

Ky është titullii që kanë rezervuar servilët e Universitetit (privat i klanit të Ali Ahmetit) të Tetovës për shefin e tyre suprem.

Cila është në këtë rast merita e Ali Ahmetit për një titull nderi siç është ”doctor honoris causa” që u jepet personaliteteve të ndryshme dhe me çfarë motivacion?

Motivacioni që kanë zgjedhur servilët e Universitetit (të Tetovës)privat tashmë i klanit të Aliut, është gjoja për meritën zyrtarizimi i këtij Universiteti nga DUI dhe Ali Ahmeti pas konfliktit të 2001, dhe në bazë të këtyre ”meritave” jepet dhe kjo mirënjohje.
Në fakt Universiteti i Tetovës kishte filluar punë para se të dilte në skenë i katapultuari nga pushteti Ali Ahmeti dhe se zyrtarizimi ishte çështje kohe.
Ndaj, meritat nuk janë të Ali Ahmetit por të prof. Fadil Sulejmanit së bashku me intelektualët e tjerë dhe me mbështetjen e shqiptarëve të Iliridës u bë realitet.
Ali Ahmeti dhe gjithë liderët shqiptarë të partive politike meritojnë dekorata dhe çmime nga ana e qeverisë me motivacion ”për miratimin e MO dhe ndryshimeve kushtetuese ku shqiptarët u sanksionuan si bashkësi etnike e 20%”!

Ligji për gjuhët nuk është ligji për gjuhën shqipe por për gjuhët e pakicave pasi bie ndesh me kushtetutën e cila nuk njeh gjuhë tjetër zyrtare veç sllavishtes së tyre.
Shprehjet se gjuhë tjetër zyrtare krahas sllavishtes është dhe gjuha që flasin bashkësitë etnike që përbëjnë të paktën 20% të atij etniteti, janë taktika dhe grackë dykuptimësie nga ana e pushtetit që kur duan nuk e pranojnë pasi me emër nuk e njeh kushtetuta dhe e dyta, ”ky truk” përdoret nga partitë politike shqiptare si zyrtarizim gjuhës shqipe!

Në këtë rast ashtu siç e kam theksuar edhe në disa raste tjera se ”me ndryshimet kushtetuese jevgjërishtja u barazua me shqipen dhe jo shqipja me sllavishten”!

Këto janë meritat e liderëve tanë politik ku deri më sot arritën të mashtrojnë shqiptarët me emertimet denigruese dhe me statusin e bashkësisë etnike pa emër, pa identitet dhe pa gjuhë se do t’i shpien shqiptarët me ”ballin lart” në BE!

Këto janë në fakt meritat e liderëve shqiptarë që duhen dekoruar me ”honoris causa” në shërbim të pansllavizmit në këto tridhjetë vite të demonkraturës sllavo-maqedone mbi shqiptarët.


Loading...
loading...