Doganierëve të Maqedonisë do t’u vendosen kamera në uniformë

Drejtori i Drejtorisë Doganore, Stefan Bogoev paralajmëroi se në kuadër të doganës, do të fillojë të funksionojë Sektori për masa të posaçme hetuese, e cila në pajtim me ligjin, siç thotë, do të ketë kompetenca për ndjekjen e komunikimeve dhe ndjekje fizike. Sektori, siç thotë Bogoev, do të riekipohet.

“Drejtoria e doganave ka edhe pajisje që nuk është vendosur në funksion. Kriminelët i shfrytëzojnë të gjitha mjetet teknologjike për mashtrime, që kërkon përgjigje adekuate, respektivisht vendosjen në funksion të të gjitha kapaciteteve teknologjike dhe kuadrot profesionale, të cilët do të japin përgjigje adekuate në pengimin e veprave kriminele”, thotë Bogoev.

Krahas Sektorit për masa të posaçme hetimore, Bogoev thotë se intensivisht bisedohet me institucione ndërkombëtare për furnizim të kamerave për trup për nëpunësit doganorë në vendkalimet kufitare, si dhe vendosjen në funksion të sistemeve të kamerave të mençura, për çka furnizimi është në fazë përfundimtare përmes Bankës Botërore.

In : Aktuale

Loading...
loading...