Doko viziton shkollën fillore “Vllazërim-Bashkimi” në Ohër, ndjek nga afër procesin mësimor dhe kushtet

Sot vizitova në shkollën fillore “Bratstvo Edinstvo” (Vllazërim-Bashkimi) në Ohër, ku mbarova për 8 vite arsimin fillor. Ishte kënaqësi të takoja mësimdhënësit që më mësuan mua, por edhe ata të brezit të ri.

Drejtori i shkollës z. Cemal Mehmedi më njoftoi për gjendjen aktuale të shkollës dhe procesin arsimor ndërkohë që kisha kënaqësinë time personale që të bisedoj me nxënësit që janë e ardhmja e kësaj shoqërie.

Shkolla fillore “Bratstvo Edinstvo” (Vllazërim-Bashkimi) funksionon në të njëjtin objekt prej 72 vitesh dhe mësimi zhvillohet në tre gjuhë të ndryshme: gjuhën turke, maqedonase dhe atë shqipe ndërkohë që vazhdon të punojë si institucion shembull në fushën e arsimimit multikulturor. Është nder të jesh pjesë e një shkolle kaq të veçantë dhe të konsoliduar.StrugaLajm

Jam i lumtur të shoh që fëmijët tanë po shkollohen në kushte moderne dhe në një atmosferë pozitive në këtë godinë ku kam kaluar pjesën më të madhe të fëmijërisë time.StrugaLajm

Falenderoj drejtorin e shkollës, mësimdhënësit, stafin dhe nxënësit për mikpritjen duke ju dëshiruar shëndet dhe punë të suksesshme.

In : Aktuale

Loading...
loading...