Aktuale

Dominim nga Struga – nxënësit e “Vëllezërit Milladinovci” shkëlqejnë në garat rajonale të matematikës


Nxënësit e klasave të pesta nga Shkolla Fillore “Vëllezërit Milladinovci” kanë vazhduar serinë e sukseseve nga garat komunale edhe në ato rajonale, duke arritur rezultate të jashtëzakonshme në matematikë.
Të rinjtë struganë dëshmuan nivel të lartë njohurish dhe përgatitjeje, duke u renditur në vendin e parë, të dytë dhe të tretë, çka përbën një sukses të madh si për ta, ashtu edhe për shkollën dhe mësimdhënësit e tyre.
Ky rezultat vjen si fryt i përkushtimit maksimal të nxënësve dhe punës së palodhur të mësuesve, të cilët vazhdojnë të nxjerrin gjenerata të suksesshme.
Nxënësit që u dalluan janë:
Petrit Domazeti – vendi i parë
Nisa Islami – vendi i dytë
Rina Zhaku – vendi i dytë
Amin Malon – vendi i tretë
Arti Asani – vendi i tretë
Suksesi i tyre është një tjetër dëshmi se Struga vazhdon të prodhojë talente të reja në arsim.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button