Aktuale

Donacion i vlefshëm për repartin e Dializës në Spitalin e Nefrologjisë në Strugë

Reparti i Dializës në Spitalin e Nefrologjisë në Strugë është pasuruar sot me një donacion të rëndësishëm, falë bashkëpunimit me shoqatën humanitare LetzCare. Kjo ndihmë vjen në kuadër të një memorandumi të nënshkruar së fundmi, i cili tashmë po jep rezultatet e para konkrete në përmirësimin e kushteve për pacientët dhe stafin mjekësor.

Donacioni përfshin pajisje dhe materiale esenciale për trajtimin dhe përkujdesjen e pacientëve në dializë:
• 10 karroca për persona me aftësi të kufizuara
• 15 rolatorë (ndihmës për ecje)
• 2 shtretër spitalorë
• 10 koncentratorë oksigjeni
• 3 karrige për dush
• 15 kompjuterë për përdorim administrativ dhe profesional
• 1 komodinë me sirtarë
• 1 qëndrim për infuzion
• Si dhe një sasi të konsiderueshme të materialeve mjekësore si fasho kompresive, garza sterile, maska kirurgjikale, doreza njëpërdorimëshe dhe dezinfektues.

Drejtoria e spitalit ka shprehur mirënjohjen e thellë ndaj shoqatës LetzCare për këtë ndihmë domethënëse, e cila pritet të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve dhe mirëqenies së pacientëve. “Ky është një hap i rëndësishëm drejt avancimit të kushteve të trajtimit. Ne kujdesemi – dhe do të vazhdojmë të kujdesemi – për të mirën e pacientëve tanë”, theksohet në njoftimin zyrtar.

Ky veprim humanitar është një dëshmi konkrete se solidariteti dhe partneriteti mund të përkthehen në ndihmë të drejtpërdrejtë për ata që kanë më së shumti nevojë.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button