Aktuale

Donacion konkret për higjienën: “Komunale” Strugë furnizon Misllodezhdën me 40 kosha për mbeturina


Bashkësia Lokale e Misllodezhdës ka pranuar sot një donacion prej 40 korpash për mbeturina nga Ndërmarrja Publike “Komunale” – Strugë, në kuadër të përmirësimit të higjienës në hapësirat publike të fshatit.
Koshat janë shpërndarë në zona të ndryshme të Misllodezhdës, ndërsa njëkohësisht është bërë edhe zëvendësimi i koshave të vjetër metalikë me korpa plastike, më funksionale dhe më rezistente për përdorim të përditshëm.
Nga Bashkësia Lokale shprehet mirënjohje e veçantë për drejtorin e N.P. “Komunale” – Strugë, Resul Çollaku, për mbështetjen dhe bashkëpunimin institucional.
Përfaqësuesit e B.L. Misllodezhd theksojnë se higjiena e hapësirave publike mbetet një nga prioritetet kryesore dhe shprehin gatishmëri që bashkëpunimi me Komunën e Strugës dhe ndërmarrjet komunale të vazhdojë edhe në të ardhmen, në funksion të një ambienti më të pastër dhe më të shëndetshëm për qytetarët.
Për një ambient të pastër dhe me respekt për komunitetin.


Bashkësia Lokale Misllodezhdë
Kryetar: Bledar Xhila

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button