Dorëheqja e kryetarit Sela në këtë situatë me gjithë gabimet e tija të shumta, nuk do të ishte zgjidhja

Latif Arifi

(Me shkas): Në prag të Kuvendit Qendror

PARA SE TĒ MUNDOHENI TĒ GJENI PROBLEMIN, GJENI ZGJIDHJEN E PROBLEMIT!

Pavarësisht, se zgjedhjet e mbajtura lokale të 17 tetorit, ishin të vlerësuara si të lira dhe demokratike, për aq sa i takon ambientit politik në Maqedoninë e Veriut, megjithatë ato nuk ishin edhe aq të lira dhe demokratike.
Sidomos kjo frymë jo demokratike, u ndje më së shumti tek shqiptarët,kur u drejtuan tek kutia e votimit për të votuar të lirë, në ditën e zgjedhjeve.

Prandaj me të drejtë, mund edhe të konstatojmë se ndër faktorët e shumtë, që drejtpërdrejtë ndikuan në humbjen e opozites shqiptare, përveç dobësisë organizative të vetë koalicionit, ishin dhe shumë faktorë të tjerë, ku ndër më të rëndësishmit do të veçonim:
• Koalicioni jo i natyrshëm, dhe gabimisht i projektuar, pa bërë analizat e nevojshme , për më tepër për vetë faktin se shumica e komunave që duhej të fitoheshin gravitonin në rajonin e pollogut.

• Përdorimi i pushtetit dhe presionet ndaj të punësuarve në administratë, padyshim që luajtën një rol shumë të madh
• Punësimet politike në prag të zgjedhjeve, dhe keqpërdorimi i tyre për nevoja elektoraleStrugaLajm

• Lista e kandidatëvë për kryetar dhe këshilltarë komunash, jo që nuk ishte më e mira , por u bënë gabime të pafalshme, sidomos me përzgjedhjen e kandidatëve dhe të mos flasim për imponimin e kandidatëvë kundër vullnetit të strukturave partiake.
• Mungesa e një programi realist zgjedhor, përkundër ”agjendës së gjelbërt ”që e kishin oponentët politik ( pavaresisht se ishte manipuluese), ata arritën nga asgjëja të prodhojnë një agjendë zgjedhore, që për ata rezultoi e suksesshme.
Pavarësisht këtyre faktorëve të lartpërmendur , megjithesë ka edhe shumë tjerë, këto nuk mjaftojnë për të justifikuar dhe të përligjur humbjen e ASH-së në zgjedhje.

Humbja duhet parë te vetë ekipi drejtues dhe te mungesa e një oferte reale,për komunat ku garuam.
Humbja duhet te parë te fakti që ky ekip drejtues, e mbylli ASH-në dhe shkatërroi ato pak vlera të trashëguara që me shumë mund i ngritëm që nga viti 2014.
Ky ekip nuk arriti të përhapte frymë fitoreje në popull, pasi që beteja me këtë grup drejtuesish ishte e humbur ende pa u filluar zgjedhjet.StrugaLajm

Prandaj, duke analiuzuar të gjitha këto shkaqe bashkë me rezultatin e dobët të ASH-së dhe koalicionin në këto zgjedhje , sigurisht se këto duhet të jenë ”kambanë” jo vetëm për strukturat udhëheqëse por edhe për anëtarin dhe simpatizantin më të rëndomtë të partisë, sepse qytetarët me votën e tyre transmetuan një mesazh të fuqishëm për ASH-në, ”ashtu siç ditëm të ju ngrisim një vit më parë , ashtu edhe ju ulim”!

Prandaj ASH, duhet të reformohet, të hiqet dorë nga sindroma e njerëzve që nuk japin përgjegjësi, partia duhet të heq dorë nga mbyllja e partisë për vetëm , ”servilat” dhe ”kërmillat” dhe të bindurit e kryetarit të partisë, dhe njerëz që mbartin mbi shpinë shumë komplekse.

Andaj, në prag të mbajtjses së kuvendit Qendror të ASH-së, nga eksponent të ndryshëm partiak, sidomos pas paralajmërimit të Taravarit nga tërheqja nga pozicioni i sekretarit gjeneral të partisë, thuajse janë shtuar zërat dhe kërkesat për dorëheqjen edhe të kryetarit Sela.
Në të vërtetë dorëheqja është akt moral që e ndjen dhe e kryen, ndërsa detyrim është atëherë kur e kërkojnë rregullat e shkruara. Statusi aktual nuk e detyron, kryetarin Sela të dorëhiqet apo të largohet, ndërsa si akt moral së pari ai duhet ta ndjej vetë.
Prandaj edhe qëllimi kryesor i këtij teksti, në mungesë të pranisë sime në në këtë kuvend, (pasi që nuk jam anëtar), më tepër është dashamirës dhe nëpërmjet këtij teksti sikur e ndjeja të nevojshme që tu dërgoj një mesazh shumë miqëve dhe shokëve që do të jenë pjesë e këtij kuvendi ,gjatë ditës së nesërme.

Pavarësishtë se rezultati i zgjedhjeve të fundit për të gjithë ne ishte shumë zhgënjyes, prapëseprap ky rezultat, për të gjithë ne, duhet të shërbejë si mësim se si nuk duhet të sillemi në të ardhmen, por të jetë një mësim se si t i përmirësojmë gjërat të përgatitemi më mirë dhe ciklin e ardhshëm zgjedhor kurdo që ta mbahet të dalim fitimtarë .

Sigurisht se kjo është e mundur, ashtu si mundi Arbeni e Iseni të fitojnë në Gostivar e Vrapçisht dhe Bilalli me Blerimin në Tetovë e Zhelinë , mund tì fitojmë edhe shumë komuna tjera, po parasëgjithash ne duhet të mësohemi të punojmë më seriozisht dhe të falim njëri tjetrin.

Prandaj ju të dashurit e mi, nesër kur do shkoni në Kuvend e të debatoni për zgjedhjet dhe rezultatin e tyre, para se të kërkoni fajtorin dhe kryqëzimin e tij, para se të mundoheni të gjeni problemin, është mirë të mundoheni të gjeni zgjidhjen e problemit.
Andaj dorëheqja e kryetarit Sela në këtë situatë me gjithë gabimet e tija të shumta, nuk do të ishte zgjidhja e një problemi, por zanafilla e një problemi , e një rruge pa krye që nuk e di kush se ku do të na shpie.
Sidoqoftë, ju dëshiroj punë të mbarë dhe le të shërbejë ky kuvend si një arenë e debatit të kulturuar demokratike dhe nga ku do të marrim shumë mësime për të mos përsëritur gabimet e së shkuarës .


Loading...
loading...