Aktuale

Dramë në avionin që u nis nga Tirana : U detyrua të bëjë ulje urgjente në Split

Një aeroplan pasagjerësh që sot fluturonte nga Tirana drejt Oslos, është detyruar të bëjë një ulje urgjente në Split, Kroaci.

Mediat kroate raportojnë se bëhet fjalë për një thyerje të xhamit të përparmë (parbrizit), prandaj aeroplani është dashur të ulet, pasi janë shfaqur probleme me presionin në kabinë.

“Bëhet fjalë për një ulje emergjente, në aeroportin e Splitit është shpallur gjendje alarmi, por tani gjithçka është në rregull,” konfirmuan nga administrata e aeroportit të Splitit për portalin “Dalmacija Danas”.

Aeroplani është pritur nga të gjitha shërbimet emergjente. Në momentin e uljes së menjëhershme në bord ndodheshin 131 pasagjerë.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button