Drejtësia amerikane, koha për ti kapur “peshqit e mëdhenj” në Maqedoni

Muhamer Pajaziti

Lidhja Social Demokratike e Maqedonisë në vitin 2016 mori drejtimin e qeverisë me parullën “Pa drejtësi nuk ka paqe”. Kjo moto për kohë të shkurtër u shua sikur fluska e sapunit dhe askush nuk dha përgjegjësi.

Tani jemi në vitin 2022 dhe po i afrohemi vitit 2023, Kovacevski dhe Ahmeti, pa ju dridhur fare qerpiku sërish premtojnë mrekulli dhe reforma të thella në sistemin e drejtësisë, madje edhe procesin e vetingut si mekanizëm juridik për kthimin e besueshmërisë së qytetarëve në institucionet e drejtësisë.

Por kësaj herë, nuk ka ndonjë entuziazëm dhe besim tek qytetarët. Ata e kanë parë me sytë e tyre paradoksin se si u arrestua ajo që kishte ardhur për ti arrestuar të tjerët.

Katica Janeva përfundoi në bankat e gjykatave, kësaj herë ndryshe nga fillimi, dukej më e bukur, më sharmante, ndërsa shoqet e saja Fatimja dhe Lencja edhe më ekstravagante.

Por atë që nuk e priste askush ndodhi! U shua Prokuroria e Speciale e krijuar me ndihmën e faktorit ndërkombëtarë e që kishte për detyrë ti fuste nëpër qeli bosët e krimit në Republikës e Maqedonisë.

Peshqit e mëdhenjë të cilët kanë zhvatur popullin duke vjedhur miliona e miliarda vazhduan të bredhin të lirë, madje shpeshherë flasin edhe për parime e vlera demokratike.

Këta udhëheqës që erdhë plotë shpresë lejuan që të arratiset ish-kryeministri Nikolla Gruevski të arratiset dhe Mijalkov po shëtitet I lirë.

Dy ish-sekretarët e përgjithshëm, Dragi Rashkovski dhe Muhamed Zekiri, janë të akuzuar dhe po vijojnë proceset gjyqësor kundër tyre.

Me kalimin e lëndëve të Prokurorisë Speciale te Prokuroria e Rrregullt vetëm se u ndërruan kapelat e gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe po vazhdon avazi i vjetër i kapjes së shtetit.StrugaLajmStrugaLajm

Përpos që nuk u lu ftua krimi politik, nuk u zbardhën e rastet e montuara ndaj shqiptarëve që dënuar me qindra e mijëra burg.

Shteti policor dhe personat që e drejtonin atë për ti kalbur me burg shqiptarët, me qëllimin për ta dëmtuar imazhin e tyre si popull nuk u dënuan asnjëherë.

Nuk u dënuan për maltretimin dhe zhigosjen e shqiptarëve për të pranuar vepra të cilat asnjëherë nuk i kishin bërë.

Nuk u zbardhë as vrasja e pesfishtë te Liqeni i Smilkovës, me gjithë se ish- kryeministrit Zaev vet kishte pranuar se ka faktet për pafajsinë e shqiptarëve të dënuar për këtë vepër.

Edhe rasti i Kumanovës mbeti një mister dhe nuk u lejuar hetimi ndërkombëtarë.StrugaLajm

Për të gjitha këto sot po heshtë kryeministri, po heshtin edhe partitë shqiptare në pushtet e opozitë. Po heshtin edhe qytetarët sepse kanë humbur shpresën dhe besimin se një ditë do të bëhet mirë në këtë shtet.

Ky i është Ballkani, një dru i pagdhendur që nuk duron dot transformimin dhe ku politika zhvillohet për qëllime personale dhe jo për të mirën e përgjithshme të shoqërisë.

Shpresat për një jetë në Maqedoni vazhdojnë të vëniten. Qytetarët vazhdojnë të jetojnë me paga minimale derisa sa janë të mbytur nga taksat dhe faturave të kompanive të privatizuara që i rrjepin ata. Mortaja e bardhë e ka kapluar vendin, i cili rrezikon të mbetet pa rini dhe të ardhme.

Dritë në fund të tunelit

Kur gjithçka duhet se nuk ka shpresë, shfaqet një dritë në fund të tunelit. Një ekip për sanksione nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka arritur në Maqedoninë e Veriut për të hetuar funksionarët dhe ish-funksionarët e dyshuar për korrupsion.

Ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Aggeler, deklaroi se ky ekip do të do të ndërmarrë një qasje më agresive për aktorët e korruptuar, si ata në të kaluarën dhe ata aktualë”.

Vendimi i Uashingtonit për të dërguar në Shkup ekipin për sanksione vjen disa ditë pasi i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha se sanksionet e SHBA-së ndaj politikanëve të korruptuar nga Ballkani po japin efekt dhe se të vazhdojnë me këto sanksione.

Ambasadorja amerikane, Angela Aggeler, është shprehur qartazi se të korruptuar duhet të përfundojnë prapa grilave dhe se mosndëshkimi duhet të marrë fund.

“Dëgjojmë se çfarë ndodh në prapaskenë me manipulimet e emërimeve në postet kryesore. Lexojmë për tenderë fitimprurës që përfundojnë me kompani me lidhje politike apo personale. Pra, le të angazhohemi tani, publiku, politikanët, zyrtarët e qeverisë, për të zhbërë korrupsionin dhe për t’i mbajtur përgjegjës aktorët e korruptuar. Mosndëshkimi duhet të marrë fund”, është shprehu diplomatja amerikane.

Mesazhi i ambasadores është pranuar nga shumë politikanë në Maqedoni, të cilët shfaqen mbështetës të luftës kundër korrupsionit politike e ekonomik, por mbetet të shihet rezultati në terren.

Absurdi është se disa funksionar që dyshohen për korrupsion po kërkojnë gjoja Veting, proces i cili mund të zgjasë me vite dhe duket si blerje kohe.

Në këto rrethana tua lëm më mirë në dorë amerikanëve, sepse gjyqësia dhe prokuroria në Maqedoni janë të kalbura nga koka deri te këmbët. (INA)

In : Aktuale

Loading...
loading...