Drejtoria për Çështje Pronësore-Juridike Njësia në Strugë flet dhe vepron shqip!

Drejtoria për Çështje Pronësore-Juridike Njesia në Strugë ka bërë një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të shërbimeve të saj duke futur në përdorim tërësor gjuhën shqipe. Kjo risi ka bërë që çdo kërkesë dhe formular që palët komunikojnë me këtë institucion të jetë i disponueshëm edhe në gjuhën shqipe. Vullnet Alushi, përgjegjësi i këtij institucioni në Strugë, thekson se tashmë gjuha shqipe nuk figuron vetëm në tabelën treguese, por përdoret në mënyrë të plotë, ashtu si edhe gjuha maqedonase.

Alushi shton se nga pikëpamja e prezencës institucionale, të punësuarit shqiptarë janë në një numër të konsiderueshëm, duke reflektuar një diversitet të qëndrueshëm dhe të përfaqësuar mirë brenda institucionit. Ai thekson se prioriteti kryesor në këtë institucion është ofrimi i shërbimeve ndaj palëve, duke respektuar maksimalisht afatet dhe duke siguruar një përvojë të kënaqshme për qytetarët. Ky përmirësim në shërbim është arritur falë një fryme ekipore dhe kolegjiale që të punësuarit e zbatojnë me përpikmëri.

Ky zhvillim është një hap pozitiv drejt integrimit më të madh të gjuhës shqipe në institucionet publike dhe përmirësimit të shërbimeve për qytetarët shqiptarë në Strugë.(Strugalajm.com)StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...