Drilon Musai emërohet zëvendësdrejtor i NP Sistemi i Kolektorit në Ohër dhe Strugë

Strugë/Ohër – Drilon Musai, përfaqësues i Aleancës për Shqiptarët (VLEN), është emëruar në postin e Zëvendësdrejtorit të Ndërmarrjes Publike “Sistemi i Kolektorit”, e cila ushtron veprimtarinë e saj në qytetet e Ohrit dhe Strugës.
Emërimi i Musait vjen në kuadër të përfaqësimit të kuadrove shqiptarë në institucionet publike dhe është pjesë e marrëveshjeve politike për ndarjen e posteve në ndërmarrjet shtetërore dhe rajonale.
Ndërmarrja Publike “Sistemi i Kolektorit” luan një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e mjedisit dhe menaxhimin e ujërave të zeza në rajonin e Ohrit dhe Strugës, që kanë një rëndësi të veçantë ekologjike dhe turistike për vendin.
Drilon Musai pritet të nisë detyrën e tij në ditët në vijim, ndërsa nga Aleanca për Shqiptarët është theksuar se do të vijojnë përpjekjet për përfaqësim dinjitoz dhe kontribut të drejtpërdrejtë në funksionimin e institucioneve publike në dobi të qytetarëve.(Strugalajm.com)





























