Dum babën! Dum babën!

Bekim Qoku

“Kurrë s’kemi qenë më të lirë se nën pushtimin nazist”, shkruan Sartri.
“I kishim humbur të gjitha të drejtat dhe, para së gjithash, të drejtën tonë për të folur. Na fyenin haptazi çdo ditë – por ne na duhej të mbanim gojën.”

Në historinë tonë kemi pasur parullën: Dum babën! Dum babën!

Njësoj tani disa shqiptarë të MV, por, fatkeqësisht edhe qarqe të pushteteve në Shqipëri dhe mediave në Kosovë, me të njëjtët motive, kërkojnë kthimi i Babës, Ali Ahmetit në pushtet. Njësoj edhe tani kërkohet kthimi i “lirisë” së shqiptarëve që e gëzonin kur ishin nën regjimin e BDI-së. Aty shqiptarët ishin rehat, udhëhiqeshin nga Baba, Baba ua mbante gajlen dhe kur mbeteshin në zgrip të ekzistencës, iknin nga sytë këmbët, siç kanë ikur rreth 500 mijë shqiptarë përgjatë kësaj “lirie” 22 vjeçare.

Kthimi i Aliut nga disa shqiptarë dhe nga Spiropali e disa media të Batonit dhe Beratit kërkohet sepse shqiptarët pas 22 vitesh më fund u çmagjepsën nga mashtrimet e një pushteti që kishte për qëllim zhvatjen e shqiptarëve dhe largimin e tyre në heshtje, gradualisht dhe deri te i fundit.StrugaLajm

Ali Ahmeti është stabilokrati i një politike që shqiptarët i mban në gjumë dhe nuk i bezdis ndërkombëtarët, nuk e shqetëson qeverinë e Shqipërisë që e ka për obligim kushtetues t’i mbrojë bashkëkombësit e saj po qe se shfaqet ndonjëherë nevoja, por i kënaq edhe mediat e korruptuara sepse ato përfitojnë gjithmonë nga pushtetet e korruptuar.

BDI dhe Ali Ahmeti është kthyer në simbol të nënshtrimit dhe shpopullimit të shqiptarëve të MV. Nostalgjia për të është tregues i papjekurisë politike dhe dashakeqësisë për vetveten.

In : Aktuale

Loading...
loading...