Aktuale

Dy aksidente të rënda rrugore gjatë natës – një pranë Strugës, tjetri në hyrje të Ohrit

Gjatë natës janë shënuar dy aksidente të rënda trafiku në rajonin e Strugës dhe Ohrit.

Sipas informacioneve të para jozyrtare, aksidenti i parë ka ndodhur pranë Strugës, në kthesën afër vendgrumbullimit të automjeteve të vjetra, në rrugën e vjetër Ohër–Strugë, aty ku lumi Sateska derdhet në Liqenin e Ohrit. Dyshohet se në këtë aksident ka edhe persona të lënduar.

Aksidenti i dytë është shënuar në hyrje të qytetit të Ohrit, te nyja rrugore e njohur si “petlla”. Në këtë përplasje janë përfshirë dy automjete – një me targa të Ohrit dhe tjetra me targa holandeze.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button