Dy fëmijët që u aksidentuan nga treni në Gjermani varrosen në vendlindje

Dy vëllezërit nga fshati Ratishë e Deçanit që u përplasën nga treni në qytetin Bruckberg të Gjermanisë, do të va rrosen sot në ora 15:00 në varrezat e fshatit.

Këtë lajm e ka bërë të ditur kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, përmes një statusi në Facebook:

“Të dashur qytetarë,
Ju njoftoj se ditën e premte, në ora 15:00, do të bëhet varrimi i Hasan dhe Blerian Arifaj, në varrezat e fshatit Ratish i Epërm.StrugaLajm

Ceremonia e varrimit do të organizohet nga institucionet lokale të Deçanit. Ngushëllime familjes Arifaj dhe të gjithë qytetarëve për humbjen tragjike!”

In : Aktuale

Loading...
loading...