Dy fjalë, rreth emrave të rrugëve të Shkupit

Opinion

Reshat Nexhipi

Dy fjalë, rreth emrave  të rrugëve të Shkupit. StrugaLajmStrugaLajm

Nëpërgjithësi, lista është në rregull, me përjashtim të disa  komunistëve, të cilët, kanë   zënë vendin e ballistëve, si dhe emri i një akademikut, i cili nuk meriton as të kujtohet e jo dhe  të nderohet, madje as nga maqedonasit, sepse tërë jetën i ka mashtruar,   shqiptarët, nga gjiri i të cilëve ka dalë, i ka nënçmuar, kurse autorin e këtij shkrimi, madje, e ka dëmtuar, ja pse: 

Kur, unë, në shtypin maqedonas, ose gjatë tubimeve të ndryshme në Manastir,  tregoja realitetin e origjinës të tij, gazeta e këtij qyteti, më quante nacionalit, separatist, mashtrues e etj.etj.,kurse zotriu, edhepse i përcillej kjo, heshte dhe priti  të realizojë tëra qëllimet e veta, pastaj të tregojë publikisht  origjinën,  gjë që, edhepse me vonesë,  është  tepër e qëlluar nga ana e tij, sepse, me qëllim  ose pa të, i tregoi tërë botës se  shqiptari, në ish Jugosllavi, në kohën e regjimit komunist,  mund të bëjej akademik, nëse  deklarohej për maqedonas, ose të bëhej vegël e pushtetit: udbash,  të cilëve, populli ynë, u ka thurur shprehjen ,,Më tepër vlen koka e dashit, se sa e udbashit,,. StrugaLajm

Mos keqkuptohemi, ajo që thashë për akademikët, vlen vetëm për ata që janë dëshmuar si udbashë, e jo për çdo akademik shqiptar, gjë që vlen edhe për shumë nga ata që kanë hyrë në listën e udbashëve,   gabimisht, ose  për shkaqe të ndryshme, pa  dëmtuar njeri. 

Do përfundoj me një porosi për kompetentët tanë: Zotrinj të nderuar, para se të sillni ndonjë vendim të rëndësishëm, duhet të konsulltoheni me profesionistë dhe me njerës që janë dëshmuar si kombëtarë, e jo me njerës të kohës  së Gligurit, siç e quan, me të drejtë, historiani i Kërçovës,  përndryshe, pa dashje, komptomitoheni para popullit që u ka zgjedhur, gjë që  vlen edhe për çështjen në fjalë, lidhur me emrat e rrugëve, ose  me çmimet kombëtare,  etj. 


Loading...
loading...