LN ARCHITECTS
BLENDI PETROL
Aktuale

Dy foshnje janë gjetur të vdekura brenda 24 orëve në Maqedoninë e Veriut

Dje dy foshnja janë gjetur të vdekura, njëra në një kasolle në Shkup, e dyta u dërgua e vdekur në urgjencën në Negotinë.

Hetimi dhe autopsia policore duhet të tregojnë se cili është shkaku i vdekjes së dy foshnjave në Shkup dhe Negotinë të vërejtura gjatë ditës së djeshme. SPB në Veles sot ka njoftuar se prindërit dje kanë dërguar një foshnjë të vdekur në Qendrën Emergjente Mjekësore të Negotinit.

Mjekët konstatuan se foshnja ishte pa shenja dhune të dukshme, por me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë është dërguar për obduksion për të bërë të ditur shkaqet e vdekjes, sqarohet në njoftim.

Ndërsa në rastin e Shkupit, dje në ora 14:00 një mjek nga Emergjenca Mjekësore ka raportuar në polici se në një shtëpi të improvizuar në zonën e Gazi Babës, kanë konstatuar vdekje pa shenja dhune tek një foshnje disa muajshe. Edhe në këtë rast është bërë kontroll.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button