Dy kosovarë në Ohër përfundojnë në burg me pasaporta false

Në Aeroportin “Shën Apostull Pali” në Ohër policia arrestoi dy qytetarë të Kosovës të cilët tentuan me pasaporta të dy shtetasve të Maqedonisë ta kalojnë kontrollin kufitar.

“Më 4 mars të këtij viti, në orën 18:20, nëpunës policor nga Stacioni policor për vendkalimin kufitar – Aeroporti “Shën Apostull Pali” në Ohër, për shkak të dyshimit për vepër të kryer penale “shërbim me dokument të huaj udhëtimi” i kanë arrestuar personat B.A. (34) dhe E.R. (35), të dy nga Kosova. Ata treguan dokumente udhëtimi të Maqedonisë me të dhëna për personat S.D. (29) nga Krushopeku, komuna e Sarajit dhe R.M. (46) nga Hasanbegu, rajoni i Shkupit”, informon MPB.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...