Aktuale

Dy makina donacion për Strugën – qyteti bëhet gati për standarde të reja pastrimi

Struga përparon drejt një qyteti më të pastër – dy automjete të reja për mbledhjen e mbeturinave në rrugët e ngushta të qendrës

Struga ka përfituar dy automjete të reja të specializuara për mbledhjen e mbeturinave në rrugicat e ngushta të pjesës qendrore të qytetit. Kjo përforcon kapacitetet e shërbimeve komunale dhe rrit ndjeshëm efikasitetin në terren.

Vlera e investimit arrin në 1.200.000 denarë.

Gjatë vitit 2025, Qendra për Zhvillim të Rajonit Planor Jugperëndimor po realizon projektin “Fuqizimi i kapaciteteve të Ndërmarrjeve Publike Komunale”, i cili financohet nga Programi për Zhvillim të Barabartë Rajonal dhe synon përmirësimin e shërbimeve komunale në pesë komuna të rajonit.

Ky projekt sjell pajisje moderne dhe automjete të reja, duke rritur efikasitetin, ulur kostot e punës dhe duke ndikuar drejtpërdrejt në përmirësimin e cilësisë së jetesës për banorët.

Struga vazhdon me hapa konkretë drejt ngritjes së standardeve mjedisore dhe komunale në qytet.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button