Dy nxënës janë përjashtuar nga shkolla për fyerje të profesoreshës së tyre gjatë orës online

Dy nxënës të shkollës së mesme “Vllado Tasevski” nga Shkupi u përjashtuan nga shkolla, pasi njëri nga nxënësit nuk deshi që të ndizte kameran gjatë orës online dhe e ofendoi dhe shau profesoreshën, dhe shoku i tij i klasës regjistroi rastin dhe e postoi atë në rrjetet sociale, përcjell FLAKA.

Këshilli i mësimdhënësve vendosi unanimisht për përjashtimin e dy nxënësve të shkollës së mesme nga shkolla.

“Ne ndjehemi të detyruar të informojmë publikun për rastin e sjelljes së keqe të një nxënësi që sulmoi verbalisht një mësues në shkollën tonë dhe një nxënësi i cili regjistroi dhe shpërndau në mënyrë të paautorizuar një video të sjelljes së turpshme të nxënësit. Këshilli i mësimdhënësve u mblodh sot dhe vendosi unanimisht për përjashtimin e dy nxënësve. SUGS Vlado Tasevski është një shkollë që respekton kodin e mirësjelljes, rregulloren për kryerjen e orëve online dhe ne do të sanksionojmë çdo shkelje!”, thuhet në njoftimin zyrtar nga shkolla.StrugaLajm

Ministria e Arsimit dënoi rastin dhe theksoi se ka dispozita që parashikojnë veprime ligjore në rastet e dëmtimit të reputacionit të mësuesve.StrugaLajm

Ministria e Arsimit dhe Shkencës së fundmi u ka dërguar shkolla rekomandime për sjelljen e mësimdhënësve dhe nxënësve gjatë mësimit në distancë, ku ndër të tjera thuhet se regjistrimi i orëve në internet është i ndaluar. 

In : Aktuale

Loading...
loading...