Dy “peshq të vegjël” përfundojnë në pranga, Zaev a po i dërgon porosi funksionarëve të lartë

Qeverisja aktuale brenda një periudhe të shkurtër ka arrestuar dy zyrtarë që kanë qenë bashkëpunëtorë të funksionarëve të lartë nga radhët e LSDM, informon INA.
Arrestimi i fundit ishte ai që u realizua dje, me ç’rast në pranga përfundoi funksionari i lartë i MPB-së i punësuar në kabinetin e ministrit të brendshëm, Oliver Spasovski.

Sipas portalit Dokaz bëhet fjalë për D.Simonovski, me përvojë 20 vjeçare në MPB, i cili ra në pranga me dyshimin e ngritur nga ana e Prokurorisë Publike për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Agjencia e lajmeve MIA ka zbardhur vetëm incialet duke mos dhënë detaje. Ai siç mësohet është arrestuar në stacionin policor Kisela Voda në Shkup.StrugaLajm

Ndërsa dy javë më parë në Komunën Shuto Orizarë të Shkupit është arrestuar këshilltari i kreut të komunës Kurto Dudush, personi me inicialet S.M, që nga komuna u tha se ishte vetëm shofer. Por personi i ndaluar siç bëhet e ditur ishte aktivist i njohur i LSDM dhe se tërë kohën ishte në shoqëri të funksionarëve të lartë të kësaj partie, por edhe atyre qeveritarë. Ai akuzohet se ka kërkuar mitmarrje për legalizimin e një shtëpie, ndërsa shumë e parave që kishte kërkuar i është dhanë atij. Mirëpo, paraprakisht paratë kanë qenë të shënuara nga policia.StrugaLajm

Këto arrestime janë vlerësuar si të “peshqëve të vegjël”, derisa ende nuk ka arrestime për korrupsion të funksionarëve të lartë, sidomos ato nga ish-qeverisja e kaluar, që dyshohen për veprime kriminale dhe keqpërdorim të detyrës. (INA)

In : Aktuale

Loading...
loading...