BLENDI PETROL
Aktuale

Dy qytetarë të Maqedonisë në Greqi me 6,5 kg heroinë

Gjashtë kilogramë dhe 560 gramë heroinë, të paketuar në 13 pako dhe të fshehura në shasinë e automjetit, dy shtetas të huaj, mbrëmë vonë u arestuan në hyrje të portit grek Igumenicë, kumtojnë nga shërbimi bregdetar grek.

Sipas informatave tl korrespondentes së MIA-s nga Athina, bëhet fjalë për shtetas të Maqedonisë të moshëps 41 dhe 48 vjeç. Droga ishte fshehur në brendësinë e shasisë së automobilit, ndërkaq e ka zbuluar qeni i policisë.

Mediumet lokale shkruajnë se të arrestuarit, em automobil, sipas të gjitha gjasave kanë dashur të ngjiten në trajektin drejt Italisë.

Shërbimi bregdetar grek kumtoi se droga është konfiskuar, si dhe automobili i tl arrestuarve.

Ky është rasti i tretë për më pak se katë ditë, që qeni i policisë greke,me emrin “Lesi” të zbulojë kontrabandistë të drogës në portin Igumenicë në pjesën veriperëndimroe të Greqisë.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button