Dy shtetas të Maqedonisë kapen në Itali me 600 kg drogë

Policia italiane dje ka arrestuar dy shtetas të Maqedonisë së Veriut, për trafik të paligjshëm të lëndëve narkotike.

Sipas policisë italiane, tek dy shtetasit e Maqedonisë janë gjetur 600 kilogram hashash dhe marijuanë të ngarkuar në një kamion.

Po ashtu gjatë këtij aksioni janë kapur edhe 80 kg marijuanë në një makinë ku u kapën dy shtetas shqiptarë.StrugaLajm

Të katërt mësohet se jetonin mes Alessandrinos dhe Astit dhe ka arsye për të dyshuar se droga ishte sjellë nga Shqipëria.StrugaLajm

Në operacion, përveç lëndëve nar kotike, u sekuestruan armë dhe 3300 euro. Në interes të hetimeve nuk bëhet e ditur identiteti i të arrestuarve, baza e të cilëve ndodhej në një magazinë pranë një pallati tregtar. 

In : Aktuale

Loading...
loading...